75 Mall Live Search
22:38 / E Martë, 21 Qershor 2022 / OSH

Kurti flet për suksesin e qeverisjes 2 vjeçare : Ekonomisë ia kemi shtuar 25 mijë vende pune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video ka thënë se javën e ardhshme përmbyllet tremujori i parë i vitit të dytë të qeverisjes së tij, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se zhvillimi ekonomik ka qenë dhe do të mbetet prioriteti i qeverisë “Kurti”.

Kurti vlerësoi se politikat e tyre kanë pasur ndikim pozitiv.

“Kemi shënuar rritje ekonomike prej 10.53% të bruto produktit vendor, eksporti është rritur për 83% dhe investimet e huaja direkte janë rritur për 22%. Ekonomisë i kemi shtuar 25 mijë vende pune, kemi shpërndarë mbi 400 milionë euro në bazë të Pakos së Ringjalljes ekonomike”, tha ai./IndeksOnline/