Kurti flet për tentativën e formimit të Qeverisë së pakicës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte ka folur për mundësinë e formimit të Qeverisë së Re me pakicën, nëse nuk do të arrihej marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës të hënën.
Kurti në një intervistë në RTK ka thënë se ka qenë i vendosur të vazhdoj edhe pa marrëveshje për bashkë qeverisje me LDK-në.
Ai shtoi se nuk kishte besim që do të kalonte Qeveria e pakicës, por ishte i detyruar që të mos ngecte.
Madje, kryeministri tha se Qeveria e pakicës do të shënonte dështimin e marrëveshjes dhe një tentativë që nuk do të ishte e suksesshme.
“Unë nuk kamë besuar se kalon Qeveria e pakicës. Mirëpo kam qenë i vendosur qe të vazhdojmë edhe pa marrëveshje.
Nëse nuk ka marrëveshje duhej të vazhdohej, më 6 janar isha në takim me Presidentin dhe deri më 20 janar nuk e kam treguar emrin e mandatit për kryeministrin.
Këto vonesa i kam bërë me qëllimin që të ecim me marrëveshje.
Qeveria e pakicës do të shënonte dështimin e marrëveshjes dhe një tentativë që nuk do të ishte e suksesshme.
Kur e pa ministri i Jashtëm , shoku im Glauk Konjufca se unë jam i gatshëm që të rrëzohen në Kuvendin e Kosovës, u dakorduam së bashku.
Kur i thash Glaukut se nësë rrzohem ti do jesh në krye të kuvendit e unë lider i opozitës dhe ai kishte dilema se a po e dëgjoj zërin tim apo vetëm ai. Unë nuk mund të imagjinoja të mos kemi marrëveshje dhe të ecim përpara. Kur e shpreha arsyetimin i bie që me 6 tetor e kemi shliluar Kuvendin e Republikës”, tha ai./IndeksOnline/