12:02 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Kurti flet për tregun me Shqipërinë: Patatet, kumbullat, specat të importohen atje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se edhe në Shqipëri edhe në Kosovë duhet të kthehen shqipëtarët që të investojnë e të prodhojnë më shumë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë që të formojnë komisione të përbashkëta parlamentare e qeveritare në fusha të shumta.

“Ajo çfarë kemi nevojë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri është gjithëpërfshirja sociale dhe pjesëmarrja qytetare.

Këto e bëjnë shoqërinë, e bëjnë popullin dhe e përbëjnë shtetin demokratik dhe për të gjithë.

Kemi nevojë ta bëjmë bashkë tregun bujqësor, në mënyrë që patatet, specat, kumbullat të prodhuara në Kosovë të vijnë në Shqipëri ndërkaq portokalli, mandarrinat, e vaji i ullirit nga Shqipëria të vijnë në Kosovë. Ne duhet të integrohemi të afrohemi me njëri tjetrin, mundësitë janë dhe t’i shfrytëzojmë”, tha ai.

“Në Kosovë së shpejti do të kemi qeverinë e re dhe Lëvizja Vetëvendosje atje është më e fuqishme se kurrë më parë”, shtoi ai.

Këto deklarime Kurti i bëri në një konferencë në Shqipëri me kandidatin për deputet Boiken Abazi./IndeksOnline/