75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 03 Korrik 2022 / AR

Kurti flet serbisht, u kërkon qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video ku dëgjohet duke folur serbisht, u ka bërë thirrje qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në ato RKS me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë.

“Ndodhem në Qendrën për Regjistrimin e mjeteve në Prishtinë dhe ju lutem për vëmendjen tuaj.

Nga data 1 gusht e deri me datën 30 shtator të këtij viti, këtu dhe në 33 qendra tjera komuna regjistrimi, do jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë kalimi nga tabelat ilegale në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabela me shenjën RKS.

Në takimin e fundit të mbajtur, Qeveria ka marrë vendim sipas të cilit kërkohet regjistrimi në RKS e me këtë implementimi dhe vendosja e sundimit të ligjit.

Në këtë mënyrë garantojmë mbisundim të ligjit krahas politikës dhe interesave individuale gjë e cila është në interes të çdo qytetari të shtetit tone të përbashkët”, thotë ai, raporton Indeksonline.

KLIKO KËTU – VIDEO E PLOTË