Kurti fton qytetarët të votojnë për 4 vjetët e ardhshme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Pasi kreu votimin, Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë, shkruan IndeksOnline.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejt vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për kryetarët e komunave, dhe kësisoj për 4-vjeçarin në vijim. Gjithçka do të shkojë mbarë dhe mirë. Edhe KQZ-ja ka bërë përgatitjet, por edhe që të gjithë komisionerët eh vëzhguesit tashmë ndodhen në qendrat e votimit. Ju dëshiroj suksese” u shpreh Kurti.

