75 Mall Live Search
16:58 / E Martë, 16 Shtator 2025 / Z S

Kurti: Fuqizimi i grave rurale është drejtësi sociale dhe investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Fuqizimi i grave rurale është drejtësi sociale dhe investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës,

Kështu është shprehur kryeministri i vendit, Albin Kurti sot gjatë konferencës rajonale “Fuqizimi i grave rurale në Ballkanin perëndimor: të drejtat, sfidat, fuqizimi ekonomik dhe progresi përmes CEDAW dhe raporteve të BE-së”.

Më tutje Kurti tha se Kosova ka gra fermere vizionare, të afta dhe inovative, të cilat udhëheqin prodhimin bujqësor, krahas me procesin e digjitalizimit të produkteve dhe tregtinë elektronike.

Shoqëritë ku gratë kanë mundësi të barabarta janë më të begata, më demokratike dhe më të qëndrueshme, shtoi më tutje Kurti./Indeksonline/