12:38 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Kurti: Gjaku dhe emri i dëshmorëve nuk harrohet kurrë

Deputeti i LVV-së, Albin Kurti ka kujtuar heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxhës në përcjetorin e 21-të të rëniës së tyre.

Kurti ka thënë se respekti i dëshmorëve e martirëve të kombit është respekt për vetën si qytetarë të Republikës, transmeton Indeksonline.

“Sot, me rastin e 21 vjetorit të rënies së heronjëve të kombit Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës bëjmë nderime para shtatores së Zahirit këtu në kryeqytet. Respekti për heronjt, dëshmorët dhe martirët e kombit tone është respekt për veten tonë si qytetarë të Republikës, si aktivistë politikë e si politikanë përfaqësues. Zahir Pajaziti ishte pararendës i luftës çlirimtare dhe ai i dha një hov të madh UÇK-së. Populli i Kosovës asokohe e fitoi besimin në UÇK-në dhe kësisoj atij iu rrit vetëbesimi” ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se gjaku i dëshmorëve dhe emri i tyre nuk harrohet asnjëherë.

“Gjaku i dëshmorëve nuk humbet kurrë ashtu sikurse edhe emri i tyre nuk harrohet asnjëherë meqenëse shkruhet me shkronja të arta në historinë e popullit tonë. Sot, në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e vendit ne duhet të kujtojmë se sa i lartë ka qenë çmimi i lirisë dhe se si rrënjët e kësaj lirie janë sakrificat e bijave dhe bijëve më të mirë të popullit tonë” ka thënë ai./Indeksonline/