75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Z S

Kurti: Gjatë viteve 2026-2028, prioritet projektligjet për byronë shtetërore dhe çmimet tavan

Qeveria “Kurti 3”, në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e projekt-rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive.

Po ashtu, gjatë mbledhjes u miratua edhe shqyrtimi i projektprogramit të projektligjeve për vitet 2026 – 2028.

Kryeministri Albin Kurti, tha se në kuadër të agjendës legjislative, do të prioritetizohen Projektligji për çmimet tavan si dhe ai i byrosë shtetërore.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritetizojmë për vitet 2026-2028, procedimin e Projektligjit për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë të pajustifikuesheme dhe Projektligjin për çmimet tavan, të cilat do t’ia përcjellim kuvendit”, tha Kurti./Indeksonline/