16:38 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Kurti: Gjuriq është dashur të mbahet akoma në arrest

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka përshëndetur arrestimin e Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Megjithatë, gjatë një konference për media ai ka kritikuar shtetin e Kosovës për siç ka thënë ai tolerimin e Serbisë në Kosovë për 10 vite

Kurti ka theksuar se dje u dëshmua që Policia e Kosovës, ka pasur kapacitete dhe profesionalizmin e nevojshme për ta ndalur ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Ai ka përmendur dy dëshmi që sipas tij, arrestimi i tij nuk u bë për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës.

“Është bërë 10 vjet me vonesë, dje është dëshmuar se shteti i kapuri i Kosovës ka toleruar Serbinë. Pra policia ka pasur kapacitete dhe profesionalizëm por që nuk është bërë më parë. Mbajtja e Gjuriqit vetëm 10 minuta në stacionin e policisë dhe ecja para kamerave është dëshmia e dytë që ajo çfarë u bë dje nuk ishte as për sundim të ligjit as për rend kushtetues. Gjuriq është dashur të mbahet në arrest dhe të vazhdojnë procedurat e rregullta gjyqësore.  Ai nuk është dashur të arrestohet vetëm për kalim ilegal të kufirit, por edhe për cenim të integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Temat: