Kurti i bashkohet fushatës për përfshirjen e fëmijëvë me aftësi të kufizuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu janë bashkuar sot fushatës për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, shkruan IndeksOnline.
Kurti në një postim në Tëitter ka thënë se “në shoqërinë tonë askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar dhe as i izoluar”.
Kryeministri në detyrë ka thënë se Qeveria duhet të heqë të gjitha pengesat dhe të siguroj qasje dhe mundësi për të gjitha.
“Unë iu bashkova fushatës për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në shoqërinë tonë askush nuk duhet të ndihet i përjashtuar dhe as i izoluar. Qeveria ka për detyrë të heqë të gjitha pengesat dhe të sigurojë qasje dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pavarësisht prejardhjes, moshës dhe statusit”, tha ai./IndeksOnline/