14:16 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti i bindur se Thaçi bëri marrëveshje sekrete, duhet të nisin hetimet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi, për marrëveshjen e presidentit Hashim Thaçi për pajtimin që FSK-ja të mos hynte në Kosovën Veriore pa pëlqimin e KFOR-it, e ka cilësuar si shkelje flagrante, shkruan IndeksOnline.

Kurti ka thënë se kjo marrëveshje është dashur t’ishte transparente, pasi që deputetët nuk e kanë ditur se në Bruksel kanë qenë dy marrëveshje, por një.

Kurti ka vlerësuar që me këtë gjë të merren organet e drejtësisë.

“Dje pasdite unë kamë dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, presidentit Hashim Taçit dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezit që kanë të bëjnë me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga presidenti i Kosovës më 19 prill 2013.

Pra, atë ditë kishim dy marrëveshje në Bruksel, një marrëveshje midis Thaçit dhe Daçiqit dhe kjo tjera e cila ishte zotim i njëanshëm lidhur me FSK-në e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkonte në Kosovën Veriore, pa dakordim paraprak me KFOR-in.

Kush e ka kërkuar një gjë të tillë, ne besojmë se Brukseli e kishte kërkuar nga ish-kryeministri.

Është një gjë që duhet të shqyrtohet, transmeton IndeksOnline.

Jam përpjekur që të takohem me presidentin për politikën e jashtme që të mos kemi kakofoni zërash prej 3 shkurtit Kosova ka Qeveri të re.

Unë e udhëheq dialogun me Serbinë, por politika e jashtme, vazhdoj të insistoj që duhet të jemi njëzëri me arenën ndërkombëtare dhe me presidentin.

Kjo është një shkelje flagrante që do duhej të merren organet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se do të vazhdojë ta  ruajë partneritetin me NATO-n dhe KFORI-n. Madje ai nesër do të ketë një vizitë në KFOR.

“FSK-ja, ushtria jonë dhe Ministria e Mbrojtjes, KFORI, NATO-ja janë në të njejtën anë.

Ky ishte një zotim i një anshëm i presidentit tonë

Deputetët e Republikës së Kosovës nuk e kanë ditur se kanë pasur dy marrëveshje në Bruksel. Sot katër vjet kur është zgjedhur presidenti aktual nuk është ditur se ai ka një marrëveshje të tillë sekrete me vete”, ka thënë ai./IndeksOnline/