75 Mall Live Search
14:04 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Kurti i gatshëm për zgjedhje: Të mbahen sa më shpejtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sapo ka përfunduar takimin me u.d. të presidentit Vjosa Osmani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Hotit është jo legjitime e që rrjedhimisht vendi duhet të shkojnë në zgjedhje të reja, raporton IndeksOnline.

Kurti pas takimit, ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme e pashmangshme.

Ai ka kërkuar, po ashtu që ato të mbahen sa më shpejt.

Pjesë nga deklarata e tij:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshme dhe të pashmangshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky ishte një këshillim paraprak. Ne shprehëm interesimin tonë si subjekt politik që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi një datë, e cila në harkun kohor të jetë sa më e hershme.

Ne na duhet ta marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur të na vijë. Por ende se ka përgjigjen e plotë si aktgjykim i plotfuqishëm.

Në atë hark kohor, ne jemi të interesuar që zgjedhjet të mbahen në Republikën e Kosovës meqenëse kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet të ecim sa më shpejt.