75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / AR

Kurti i gatshëm ta dërgojë FSK-në në Ukrainë, nëse ia kërkon NATO

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm të dërgojnë ushtarë të FSK-së në Ukrainë, nëse këtë gjë e kërkon NATO, pas konfliktit Ukrainë-Rusi.

Ai tha se çkado që NATO e parasheh të nevojshme, ata do t’i përgjigjen kërkesës së tyre, raporton Indeksonline.

Së pari uroj që të mos ketë konflike të reja. Edhe unë jam duke e përcjellur me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodh në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse. Dhe ka një alarmim edhe të NATO-s në veçanti të SHBA, por edhe të Bashkimit Evropian për këtë gjë. Çkado që NATO e parasheh të nevojshme ne natyrisht që jemi të gatshëm“, tha ai.