Kurti i kënaqur me balotazhe

Kryeministri Albin Kurti është paraqitur në një konferencë për media për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale.
“Pavarësisht rezultatit tonë ne kemi synuar dhe dëshiruar më shumë. Por jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se si kryeministër është fort krenar se kishim miq nga BE të cilët vëzhguan demokracinë tonë e cila mund të shërbejë për vendet e rajonit dhe jo vetëm. Ata panë se përveç sportit Kosova shkëlqen edhe me organizim të zgjedhjeve”, ka thënë Kurti.
Kurti është krenar që sheh kaq shumë kandidatë të VV-së në balotazh.
“Kam caktuar një takim me kandidatët që kanë shkuar në balotazh dhe pa humbur kohë do të fillojmë të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”, ka deklaruar kryeministri.