75 Mall Live Search
14:03 / E Martë, 25 Tetor 2022 / LB

Kurti i kërkon falje Bekim Baliqit, kjo është arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar falje prof. Bekim Baliqit, të cilit thotë se ia ka ndërprerë fjalimin sot në Fakultetin Filozofik.

“Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.