20:17 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kurti i kërkon Ramës heqjen e taksës së Rrugës së Kombit

Heqja e tarifës së Rrugës së Kombit është një nga temat për të cilat është diskutuar mes kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë mbrëmjen e 25 tetorit 2019.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Vetëvendosjes e quan “shumë të rëndë” tarifën dhe angazhohet për një zgjidhje alternative.

Në studion e Ora News për gazetarin Sebastian Zonja, Kurti shigjeton kryeministrin kur tha se në Kosovë është kthyer shpresa ndërsa në Shqipëri është pikëllues emigrimi.

“Stabiliteti në Ballkan, tradicionalisht mbahet në kurriz të shqiptarëve” deklaron Albin Kurti.