08:09 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti i kthen letrën Thaçit: Jemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me LDK-në

Të premten e kaluar, presidenti i vendit Hashim Thaçi i shkroi përsëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Thaçi theksoi se është në pritje të përgjigjes së Kurtit, që sipas tij kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ, por se ende nuk e ka pranuar propozimin e tij.

Pas funksionalizimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Thaçi i ka thënë se qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë e presin funksionalizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe presin nga ai si President të dekretoj kandidatin/en e propozuar për Kryeministër.

Por është pikërisht Kurti ai i cili vendosi që t’i kthejë letrën Thaçit, duke thënë se mesazhi i tij përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues, në këtë rast për subjektin fitues, transmeton Indeksonline.

Në letrën e Kurtit thuhet se presidenti i shtetit nuk ka kompetencë t’i drejtohet asnjë deputeti të Kuvendit, asnjë kryetari partie, asnjë kryetari të grupit parlamentar apo asnjë përfaqësuesit të një koalicioni parazgjedhor me pyetjen se a e pranon mandatin për Kryeministër apo jo.  Tutje thuhet se veprimi ndryshe i Presidentit, mund të shtrembërojë rendin kushtetues.

Poashtu u tha se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të gjashtë tetorit dhe se ende nuk është dërguar propozimi për Kryeministër.

“Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati. Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim”, thuhet ndër të tjerash në letër, ku edhe theksohet se ndodhen në fazën e finalizimit të marrëveshjes me LDK./Indeksonline/

Letra e plotë: