10:46 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kurti i kundërpërgjigjet LDK-së për votat në Prishtinë

Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen lokale.

Ai ka folur rreth numërimit të votave me kusht, ku ka thënë se numri i këtyre votave është i vogël që të bëjë ndryshimin.

Kurti në intervistën dhënë në Urban FM, ka komentuar edhe kërkesën e LDK-së për rinumërim të votave në Prishtinë. E këtë, Kurti e ka quajtur “tendencë për konflikt”, shkruan Indeksonline.

“Populli ka folur të dielën sot po flet regjimi. Përderisa të dielën numri i njerëzve që votonin ka qenë shumë i madh, tash është një situatë tjetër – është një numër i vogël i votave me kusht. Partitë tjera kanë tendenca për të krijuar konflikte. Ata që thonë rinumërim ata dëshirojnë konflikte, por ne duhet të ruajmë qetësinë” ka thënë Kurti./Indeksonline/