Kurti i përgjigjet Abdixhikut: Mund të ketë takim, ftoj politikanë të mbështesin Policinë e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka bërë ofertë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të organizuar një takim të të gjithë liderëve politik dhe për të bërë një unitet në lidhje me çështjen në veri.
Kurti në konferencë për media ka thënë se mund të ketë një takim të tillë, transmeton Indeksonline.
“Pa dyshim që mund të ketë takim të tillë. Ajo që është e rëndësishme tash, duhet ta mbështesim Policinë e Kosovës. Është çështje politike, por më shumë se çështje politike është çështje e ligjmërisë. Ftoj të gjithë politikanët që të mbështesin e falenderojnë Policinë e Kosovës, se shteti nuk ndërtoeht vetëm me politikan”, u shprehë Kurti./Indeksonline/