75 Mall Live Search
11:58 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi, shërim të shpejtë policëve të lënduar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit në Turqi, duke thënë se ndihet i trishtuar pas këtij lajmi.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.