11:58 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Kurti injorohet nga Thaçi, por ndyshe u soll me të Haradinaj (Foto)

Konferenca e quajtur “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka bërë sot bashkë shumë nga krerët e vendit.

Ajo që ka rënë në sy ishte sjellja e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Kurti në nisje të konferencës u injorua nga presidenti Thaçi, i cili as nuk i zgjati dorën, por ndryshe u soll me të shefi i Qeverisë.

Ramush Haradinaj është parë shumë i afërt me Kurtin, me të cilin ishte ulur afër dhe biseduan gjerë e gjatë.

Në këtë konferencë përveç krerëve shtetërore mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. /Indeksonline/