75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 10 Mars 2025 / FR

Kurti inspektoi punimet në stadiumin e atletikës në Novosellë, kap vlerën prej 3,5 milionë eurosh

Qëndrimi në Kamenicë i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me vizitën në punimet që po zhvillohen për ndërtimin e stadiumit të atletikës në Novosellë. Bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj, panë nga afër ritmin e punimeve gjersa gurthemeli i këtij projekti u vendos në nëntor të vitit të kaluar.

Ky stadium vjen përmes investimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerën prej 3,5 milionë euro dhe është stadiumi i parë i këtij lloji në vendin tonë.

Ai përfshin një sipërfaqe ndërtimore prej 870 metrash katrorë, kapacitet për mbi 1000 vebde, 8 shtigje për vrapim prej 400 metrash dhe shtegun ndihmës prej 100 metrash jashtë fushës së atletikës e gjithashtu në përbërjen e tij ai përfshinë edhe hapësirat për parkingje prej 2908 metrash katrorë.

Punimet për realizimin e këtij stadiumi të standardeve ndërkombëtare parashihen që të përfundojnë për 36 muaj.