75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 29 Tetor 2024 / k.v

Kurti: Isha i gatshëm ta shkruaja draftin e Asociacionit…, por nuk m’u lejua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se ka qenë i gatshëm që të shkruante draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe por kjo, sipas tij, u refuzua nga ndërmjetësit.

“Më duhet të them se unë kam ofruar ta shkruaja draftin, por aty jam refuzuar dhe më është thënë se këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues, i kryesuar nga deputetja e partisë së Vuçiqit e cila thur lavde për kryekriminelin serb Milan Radojçiq”.

“Unë kam shprehur gatishmërinë ta shkruaja draftstatutin, mirëpo në anën tjetër jam kryeministër i Republikës Demokratike dhe duke qenë kryeministër unë nuk formoj Asociacion…, kjo duhet të bëhet nga komunat”, u shpreh Kurti.