Kurti: Isha super gjeneroz me ofertat për PDK-në dhe LDK-në, si është e mundur që me numrat e ulët që kanë, të bëjnë refuzime gjeneroze
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me refuzimet e ofertave që u bënë nga PDK-ja dhe LDK-ja lidhur me zgjedhjen e presidentit. Kurti tha se ka qenë super gjeneroz me ofertat e tij për këto dy parti opozitare.
Ndërsa shprehet i habitur se si PDK e LDK me numrat e ulët që kanë, mund t’i refuzojnë ofertat e tij super gjeneroze.
“Çka të bëjmë me rezultatin që mi ka dhënë 51 për qind. Ata si kanë votata as me ia mbledh nënshkrimet një kandidati. Qysh me ia dhënë unë kur nuk ia ka dhënë populli. Unë jam super gjeneroz. Duhet t’i pyesni ata qysh është e mundshme që me këta numra të ulët, i bëjnë këto refuzime gjeneroze”, ka deklaruar Kurti.
.
