17:16 / E Premte, 23 Gusht 2019

Kurti: Jemi me fat që e kemi kryetar në Mitrovicë Agim Bahtirin

Albin Kurti po merr pjesë në tubimin e Lëvizjes e Vetëvendosjes në Mitrovicë, me ç’rast po aderon kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Kurti ka zgjedhur fjalë të mëdha për kryetarin Bahtiri.

“Mitrovicë nuk është qytet i zakonshëm. Ai është një qytet që ndikon edhe shtetin. Pra, mendoj se jemi me fat që e kemi kryetar në Mitrovicë, Agim Bahtirin”, ka thënë Kurti.

Kurti i ka dhënë merita Agim Bahtirit për mosndarje të Kosovës, duke shtuar se kjo gjë arrihet “kur je i vetëvendosur”.