14:10 / E Diele, 19 Maj 2024 / Gj. Sh

Kurti jep detaje nga takimi me Allens: Diskutova për reformat demokratike të bëra në vendin tonë dhe mbështetjen kryesore të SHBA-së

Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Kurti ka dhënë detaje rreth këtij takimi, duke thënë se e njoftoj nënsekretaren amerikane për reformat e mëdha demokratike të bëra në Kosovë dhe mbështetjen kryesore të SHBA-së.

”Diskutova për reformat e mëdha demokratike të bëra në vendin tonë dhe mbështetjen kryesore të SHBA-së.” ka shkruar Kurti në platformën ”X”. /IndeksOnline/