Kurti jep detaje se për çfarë do të shërbejnë urat e reja mbi lumin Ibër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar rreth nisjes së punimeve të dy urave mbi lumin Ibër.
Sipas tij, punimet për ndërtimin e dy urave të reja që nisën sot në Mitrovicë do të përfunojnë në vjeshtë, raporton IndeksOnline.
“Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë i tij:
77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë.
Njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, nga të cilat 3 janë trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët). Ura tjetër, që do të shërbejë vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 sosh. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove.
Urime, punime të mbara, e gëzuar! /IndeksOnline/