16:02 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / B O

Kurti jep shifra: Veç dje shpenzuam rrymë në vlerë 2.3 milionë euro, dikush duhet të paguaj!

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se vendi ndodhet para dy opsioneve sa i përket krizës me energjinë elektrike.

“Ose duhet të bëjmë çkyçje, ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave”, është shprehur ai në konferencë për media.

“Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në orën 05:00 të mëngjesit, derisa i gjithë prodhimi ynë ka qenë prej 727 megavatë. I kemi konsumuar një mijë e 318 megavatë dhe këto dikush duhet t’i paguajë”, ka shtuar Kurti.

“Rreth 1.8 milionë banorë që jemi dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro energji të importuar”.