75 Mall Live Search
23:02 / E Martë, 13 Maj 2025 / Gj. Sh

Kurti ka një thirrje: Votoni për Shkodrën Elektronike në Eurovision

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje para pak minutave.

Ai ka kërkuar që të gjithë shqiptarët, ta votojnë Shkodrën Elektronike në Eurovision.

”Zjerm në Eurovision! Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike!Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit! Votoni në: https://www.esc.vote/”, ka shkruar Kurti.

Shkodra Elektronike ka përfunduar performancën në Eurovision.

“Zjerm” pushtoi skenën dhe zemrat e të gjithëve në audiencë, që kënduan dhe vallëzuan bashkë me Beatriçen, e cila dominoi plotësisht skenën, shkruan IndeksOnline.

Shkodra Elektronike ishte e 12-ta me radhë për të performuar në natën e parë gjysëmfinale dhe shpresojmë të kualifikohet tutje në këtë garë.