75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / P M

Kurti: Kaçaniku i dëshmorëve e martirëve në përkrahje të numrit 116-të

Kryeministri Albin Kurti, ishte dje në Elezaj, të Kaçanikut, e pastaj në njërën nga kafiteritë e qytetit. Banorët e mërgimtarët nga Kaçaniku, të cilët e priten ngrohtë kryeministrin, i rikonfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre të fuqishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Kryeministri më pas vizitoi kryetarin e parë të Komunës së Kaçanikut pas çlirimit të vendit, Tahir Çakën. Kurti kujtoi se familja Çaka ka dhënë dy dëshmorë, vëllezërit e Tahirit, si edhe prindërit martirë të vrarë nga forcat armike serbe. Ai e cilësoi si shtyllë të qëndresës, përkushtimit e rezistencës, e Kaçanikun simbol të kujtesës dhe sakrificës kombëtare.