14:11 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / MSH

Kurti: Kanë kaluar shumë kryeministra prej kur është bërë heqja e veteranëve nga lista e pensioneve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mabjtur konferencë për media së bashku me Ministrën e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kanë folur për vetingun në sistemin e drejtësisë.

Kryeministri Kurti është pyetur gjatë kësaj konference lidhur me vendimin për heqjen e veteranëve nga lista e pensioneve, raporton Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk mund të ekzistojë në të njëjtën fjali fjalët “veteran” dhe “pagë minimale”.

Ai gjithashtu ka thënë se ndarja e veteranëve nga kjo listë ka kohë që është bërë.

“Ndarja e pensionit është bërë para shumë viteve dhe ligjshmëria është bërë atë kohë… Janë bërë shumë vjet e kanë kaluar shumë kryeministra prej kur është bërë heqja e veteranëve nga lista e pensioneve” ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se “beneficionet” që marrin listat e dalura nga lufta jipet si simbol për kontributin e dhënë në luftë, dhe se për ta duhet të bëhet një vlerësim më i dënjë sesa një pagë minimale.

Tutje, ai tha se Qeveria është duke përgatitur një propozim për OVL UÇK-në, të cilin pritet t’ua dorëzojë gjatë javës së ardhshme.