Kurti: Kemi lajme të mira për pensionistët, nga nesër pensioni miminal bëhet 150 euro
 
				Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot në mbledhje të qeverisë ka marrë vendim për rritjen e pensioneve bazike.
“Sot kemi lajme të mira edhe për pensionistët. Pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor, i cili nis nesër. Kjo rritje do të prekë rreth 200 mijë pensionistë në kategorinë e pensioneve bazike, ato të personave me aftësi të kufizuara, pensionin për të rritur dhe fëmijë, pensionin familjar, si edhe pensionin invalidor të punës”, tha Kurti.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                