75 Mall Live Search
14:15 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / OSH

Kurti kërkoj nga shteti mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale – Shkëlzen Gashi i thotë se po fol palidhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencë për shtyp sot kërkoj që shteti i Kosovës duhet të organizoj mbrojtjen e të pandehurve. Sipas tij edhe pse ata kanë avokatët, por nevojitet edhe bashkërendimi i shtetit.

Kjo nuk i ka pëlqyer ish-këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi, i cili në një postim u shprehë se Kurti ka fol palidhje në konferencë, transmeton Indeksonline.

Një komentues i tha Gashit: “Shteti i Kosovës duhet të organizoj mbrojtjen e të pandehurve. Ata kanë avokatët, por nevojitet bashkërendimi i shtetit”.

Kurse Gashi ja ktheu: “Jo une nuk e keshilloj askend me qene demagog e me fole palidhje”.

Shkëlzen Gashi ishte këshilltar i Albin Kurtit sa ishte ky i fundit kryeministër, por dha dorëheqje pas deklaratave kundër UÇK-së./Indeksonline/