Kurti kërkon mbështetje nga senatorët për anëtarësim në NATO

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me senatorët amerikanë.
Kurti tha se senatorët i ka njoftuar edhe për sukseset e Kosovës.
“Në këtë kontekst Kosova ka mbajtur qëndrimin e njëjtë me ShBA-të, BE-në dhe shtete e NATO-s, ndërkaq në anën tjetër kemi autokracitë të cilët mund të jenë të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Në veçanti i njoftova senatorët për sukseset e shtetit të Kosovës, për të cilat ShBA-të kanë kontribuar aq shumë, si në luftë ashtu edhe në paqe , si para shpalljes së pavarësisë ashtu edhe pas saj”, ka thënë ai.
Kryeministri po ashtu tha se është e rëndësishme që ShBA-të të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Edhe në atë takim patëm kërkuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO për çfarë është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ai.