12:33 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Kurti: Këta dy persona të merren me “problemet në Vetëvendosje” (Video)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur lidhur me mbledhjen e fundit të mbajtur në mes Kryesisë së Vetëvendosjes si dhe Grupit Parlamentar.

Kurti ka thënë se ishte optimist nga mbledhja por më optimist dhe më me shpresë ishte në fund se sa në fillim.

“Tash është detyrë e të ngarkuarve, pra Kryetarit të Grupit Parlamentar-Glauk Konjufca si dhe Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të procedojnë më tutje. Besoj se për këtë gjë dhe për hapat e tjera të flasin ata që janë të thirrur për këtë. Për çdo temë, çdo dilemë për këdo, jam i gatshëm që të diskutoj dhe të ballafaqohen argumentet” ka shtuar Kurti, shkruan Indeksonline.

“Kam pasur shpresë, besim se në këto zgjedhje të kemi kandidatë me platforma alternative pra që mendimet e ndryshime të bëjnë edhe një platformë tjetër. Sipas rregullores së Vetëvendosjes,  po të kishim kandidatë do të kishte fushatë 4 javore, pra do të kishe shancë të ballafaqohen platformat dhe argumentet e ideve tona. Kjo nuk ndodhi jo për fajin tim, ashtu sikurse dy tre kandidatë janë garanton për demokracinë, besoj se pasja e një kandidati nuk e ndryshon këtë.”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu ai është pyetur për atë se sa është e vërtetë që e thërrasin ‘Babë dhe Komandantë’ teksa sipas Kurtit nuk është  ashtu pasi ai është Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje teksa më herët ka qenë vetëm deputet.

“Jo, nuk më thërrasin, as komandant, as babë. Ka pasur ndonjë që ka gabuar më ka thënë kryetar edhe kur nuk kam qenë, por jo dicka tjetër”./Indeksonline/