75 Mall Live Search
09:53 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / A

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se vota e qytetarëve do t’i japë drejtim të qartë të ardhmes së vendit.

“Në Prizrenin e krejt shqiptarëve, për shtetin e krejt qytetarëve. Voto Lëvizjen VETËVENDOSJE! me numër 116. Të dielën, qitja pikën!”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se këto zgjedhje të njëpasnjëshme janë një moment i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

“Këtyne zgjedhjeve të njëpasnjëshme, Republikës së Kosovës, krejt bashkë, nuk do t’ia vëmë më presjen, por do t’ia qesim pikën”, është shprehur Kurti. /Indeksonline/