75 Mall Live Search
19:47 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / M H

Kurti: Koha që BE të bëjë hapa konkretë në lidhje me rrugën evropiane të Kosovës


Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në diskutimin “Kosova dhe BE’ja: Dinamikat dhe perspektiva aktuale” në Qendrën Evropiane për Politika (EPC), pas pjesëmarrjes në drekën që u shtrua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bruksel.

Në këtë diskutim, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të bëjë hapa konkret dhe të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën evropiane të Kosovës, siç janë njohja nga ana e pesë shteteve mosnjohëse të BE’së dhe marrja e statusit të vendit kandidat dhe pyetësorin për anëtarësim.

Kurti ka thënë se integrimi evropian mbetet objektivi kryesor, derisa ka përmendur edhe Planin e Rritjes.

“Ai tha se Kosova ka arritur nivelin e zbatimit të Agjendës për Reformat Evropiane (ERA II) në mbi 70%, e gjithashtu Programi Kombëtar për Integrimin Evropian, i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), ka pasur një normë vjetore zbatimi që i kalon 60%. Në tre vitet e fundit, ne kemi adresuar e zbatuar me sukses reforma të shumta të vonuara prej kohësh, të cilat ishin rekomandime të kahershme e në mënyrë të përsëritur nga BE-ja që nga viti 2012”, thuhet në njoftim.