75 Mall Live Search
09:45 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / OSH

Kurti, Konjufca dhe Çeku bëjnë homazhe për Cimën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku kanë bërë homazhe në nder të aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima.

Të tretë kanë shkruar në librin e kujtimeve, transmeton Indeksonline.

Homazhet janë duke u mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat familjare në fshatin e lindjes – në Vukovc, në ora 13:00./Indeksonline/