17:10 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Kosova do ta ketë përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ishte mysafir i ambasadorit të Austrisë Christoph Weidinger.

Kurti së bashku me disa ambasadorë kanë diskutuar sfidat që do t’i ketë qeveria në të ardhmen.

Ai bëri të ditur se Kosova do ta ketë përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar./Indeksonline/

View this post on Instagram

Mbrëmë isha mysafir i ambasadorit austriak z. Christoph Weidinger dhe gruas së tij znj. Maria Gloria Lledo. Mua dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Besnik Bislimin, na ftuan në darkën e shtruar në rezidencën austriake këtu në Prishtinë. Mysafirë ishin edhe ambasadorja e Francës znj. Maria-Christine Butel me bashkëshortin e saj, ambasadori i Norvegjisë z. Jens Erik Grøndahl, Shefja e BE-së znj. Nataliya Apostolova, Ambasadorja e e Finlandës znj. Pia Stjernval, e Luksemburgut znj. Natascha Gomes, si dhe Ambasadori i Belgjikës z. Jean-Louis Servais me bashkëshorten. Ishte mbrëmje e këndshme me bisedë të vlefshme mes miqsh, për shumë tema të ndryshme, e posaçërisht për sfidat e qeverisë sonë në të ardhmen, për çfarë do ta kemi përkrahjen dhe ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on Nov 13, 2019 at 6:33am PST