75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Kurti: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Maqedonisë, pas aksidentit tragjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Ai njoftoi se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe shpreh gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar ai./Indeksonline/