Kurti: Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri (Video)

Kryeministri i Kosovës, gjatë vizitës në Doganën e Kosovës, ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend, e që sipas tij tha se Kosova është e interesuar për paqe dhe siguri dhe reagimet e Serbisë.
“Ne jemi për stabilitet afatgjatë, me shtetin tonë do ta mbrojmë demokracinë dhe sundimin e ligjit. Progresi në Kosovës duhet të mbrohet”, tha ai.
Kurse ministri Hekuran Murati tha se Dogana do të luftojë kontrabandën. “Ka rezultate konkrete, unë dua të i falënderoj ekipin që është e angazhuar për të luftuar kontrabandën. Ne si qeveri jemi të interesuar për këtë. Tani kemi edhe terminalin e Trepçës dhe do të kemi edhe terminale të tjera. Do të shtyjmë përpara zbatimin e ligjit në çdo cep të vendit”, tha ai, transmeton rtk.