75 Mall Live Search
08:48 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Kurti: Kosova luajti pa lojtarët kryesor, i uron Zvicrës kualifikimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit të mbrëmshëm të Kosovës kundër Zvicrës, me rezultat 1-1.

Ky barazim nuk i ndihmoi Kosovës, që matematikisht humbi gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian, ndërsa Zvicra siguroi biletën për Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Kurti përmes një reagimi në Facebook, tha se Kosova luajti pa lojtarët kryesor, derisa Zvicrës i uroi kualifikimin në EURO 2024.

Postimi i plorë:

Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë.

Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.

Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024./IndeksOnline/