75 Mall Live Search
19:31 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / H F

Kurti: Kosova, në mesin e shteteve më të sigurta për investime globalisht

Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi se Kosova është renditur në vendin e 26-të nga 226 shtete, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve nga organizata Henley.

“Kosova në mesin e shteteve më të sigurta në botë për të investuar. Nga 226 shtete, renditemi në vendin e 26-të, sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley.”, ka njoftuar Kurti, transmeton IndeksOnline.

Sipas Kurtit, kjo renditje tregon përmirësimin e kushteve ekonomike dhe forcimin e sundimit të ligjit, dy sektorë kyç që krijojnë një ambient të përshtatshëm për biznes dhe investime.

Statusi i tij i plotë: