75 Mall Live Search
19:44 / E Martë, 12 Gusht 2025 / MSH

Kurti: Kosova sot gëzon përfaqësimin diplomatik më të gjerë në historinë e saj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj.

Kurti thotë se gjatë mandatit të tij është zgjeruar prania diplomatike e Kosovës me ambasadë të re në Kolumbi, Malajzi, një mision në Poloni e një në Selinë e Shenjtë, shkruan IndeksOnline.

“Kosova sot gëzon përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj.

Jemi krenarë që gjatë mandatit tonë e kemi zgjeruar praninë tonë diplomatike në nivele të papara, duke hapur një ambasadë të re në Kolumbi, një ambasadë të re në Malajzi, një mision në Poloni dhe një mision të posaçëm në Selinë e Shenjtë.

Këto momente të rëndësishme forcojnë zërin e Kosovës në skenën globale dhe thellojnë partneritetet e saj në të gjithë botën” deklaroi Kurti.