Kurti: Kosovë, me ty gjithmonë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë për fitorën e sontme të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh: “Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë me vetëbesim. Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”.
Me fitoren e marrë në Slloveni, Kosova zyrtarisht është në fazën e play-off-it për kualifikim në Botëror.
Testi final është të martën, ku Kosova do të jetë nikoqire e Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ëndrra vazhdon…

