11:31 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kurti: Kosovës i duhet një qeveri më e vogël, por më e efektshme

Lëvizja FOL ka organizuar sot diskutim të hapur me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.

Gjatë bisedës Kurti  nder të tjera tha se në vendin tonë nuk duhet të kemi shumë gjimnaze, por më shumë shkolla profesionale pasi sipas tij ato lidhen më shumë me tregun e punës.

“Duhet të kemi gjimnaze, por janë shumë shkolla prfesionale sepse ato lidhen më shumë më tregun e punës”, tha Kurti

Kurti ndër të tjera tha se fokusi i Vetëvendosjes në krye të Qeverisë është që të punojnë me institucionet e shëndetësisë në Kosovë, ku sipas tij gjendja aktuale është e keqe.

Shteti social, arsimi shëndetësia, pensionet ndihmat, ne në shëndetësi do ta kemi fokusin pasi jemi vendet e vetëm pa sigurime shëndetësore dhe e kemi situatë përgjithsisht të keqe.

“Ne do të fokusohemi të punojë në menaxhmentin e spitalit. Nuk është  e lejueshme mjekët pasdite t’i reduktojnë oraret për shkak të klinikave private”, tha Kurti

Ndërsa i pyetur se cili do të jetë vendimi parë në krye të Qeverise, Kurti u pergjgij që do të zvogëlohet Qeveria

“Është e qartë do ne duhet ta zvogëlojmë Qeverinë “

Unë e pata bërë më parë ofertën që jenë 12 ministri dhe jo më shumë se dy zëvëndësministra.

“Në anën tjetër një qeveri më të vogël dhe më efikase”

Kurti, gjithashtu tha se në javën e parë do të fillojë me dialogun me pakicën serbe në Kosovë, pasi sipas tij edhe ata  janë qytetarë të Kosovës.

“ Skam asgjë kundër serbëve të Graanicës, ata nuk më kanë bërë asgjë keq mua”, tha ai.