75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / LB

Kurti, Krasniqi dhe Elezaj japin lajmin e mirë për qytetarët e Klinës

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar për fillimin e projektit për ndërtimin e fundërruesit për furnizim me ujë të pijes për qytetin e Klinë.

Në një postim në Facebook, Elezaj ka thënë se bashkë me kryeministrin Kurti, ministrin Elbert Krasniqi, kryeshefin e KRU Hidrodrini dhe përfaqësues të insticuioneve tjera kanë bërë përurimin e punimeve për këtë projekt.

“Për herë të parë kapaciteti i fabrikës do të jetë 100 litra për sekondë dhe do të ndikojë në furnizim me ujë të pijes për 10 000 qytetarë të qytetit dhe fshatrave përreth. Projekti që filloi sot pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa ne vitin e ardhshëm do të vazhdojmë edhe me investime të tjera për ndërrimin e filtrave të fabrikës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Fillon projekti për ndërtimin e fundërruesit për furnizim me ujë të pijes për qytetin e Klinës,

Mbi 850 000 euro investim nga Komuna e Klinës dhe KRU Hidrodrini

Jam vërtetë i lumtur t`ju njoftoj se sot bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, kryeshefin e KRU Hidrodrini Dri Cena, drejtorin e Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku dhe bashkëpunëtorë të tjerë kemi bërë përurimin e punimeve për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë, një projekt jetik për qytetarët e Klinës. Për herë të parë kapaciteti i fabrikës do të jetë 100 litra për sekondë dhe do të ndikojë në furnizim me ujë të pijes për 10 000 qytetarë të qytetit dhe fshatrave përreth. Projekti që filloi sot pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa ne vitin e ardhshëm do të vazhdojmë edhe me investime të tjera për ndërrimin e filtrave të fabrikës.

Ky është një investim i Komunës së Klinës në vlerë prej 650 000 euro, ku 200 000 janë mjete nga MAPL, respektivisht nga Granti i Përfomancës që komuna e Klinës i ka fituar si rezultat i punëve e përfomancës së mirë, ndërsa 200 000 euro të tjera janë investim i KRU Hidrodrini, që në total vlera i investimit është 850 000 euro