Kurti, Krasniqi e Murati takohen sot me kryetarët e komunave

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.
Sipas njoftimit do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional midis Qeverisë… dhe Pushtetit Lokal… dhe se temat e takimit do të jenë në lidhje me s strategjia kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata kolektive
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional midis Qeverisë… dhe Pushtetit Lokal…, kemi nderin t’ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe ministrin e Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe kryetarët e komunave. Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata kolektive dhe të ndryshme”, thuhet në njoftim.