18:32 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Kurti kthehet në Kosovë, Mozzik e pyet: “A e prune naj bumbunjer o babo”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas disa javës në udhëtime zyrtare është rikthyer në Kosovë.

Pas rikthimit, ai ka marr një pyetje interesante nga rep artisti i njohur, Mozzik, transmeton Indeksonline.

Në një lajm të Indeksonline, Mozzik ka komentuar në formë shakaje “A e prune naj bumbunjer o babo”.

Kryeministri Kurti fillimisht udhëtoi drejt Greqisë, ku takoi figurat më të rëndësishme politike atje.

Pastaj, nga Greqia udhëtoi drejt Francës, ku mori pjesë në Festivalin e Flimit në Kanë.

Nga atje, ai shkoi në Bruksel ku zhvilloi takimin e radhës dialogues me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq./Indeksonline/