75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti “kujtesë miqësore” Trumpit dhe Grenellit: Marrëveshjet e arritura nën presion dhe kërcënim nuk vlejnë asgjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosi që ta largojë tarifën 100% ndaj Serbisë, gradualisht dhe me kushte, ndërsa Richard Grenell dhe SHBA-të insistuan që tarifa të hiqej menjëherë dhe pa kushte.

Në lidhje me këtë, Kurti ka shkruar një op-ed për “Frankfurter Algemine Caytun”, ku i ka kujtuar presidentit amerikan, Donald Trump dhe Richard Grenell-it se marrëveshjet e arritura nën presion dhe kërcënim nuk vlejnë asgjë.

“Marrëveshjet e bazuara në presion dhe kërcënime nuk janë letra që ia vlenë të vendosimin nënshkrimet tona, ka shkruar Kurti, transmeton Indeksonline.

Ky citim i Kurtit është publikuar në profilin e gazetarit të “FAZ”, Michael Martens, ku bëri të ditur se teksti i plotë do të botohet nesër.

Ai e interpreton fjalën e Kurtit si një “kujtesë miqësore”, drejtuar presidentit Donald Trump dhe të dërguarit të tij të veçantë për dialog, Richard Grenell./Indeksonline/